Këshilli Kombëtar Shqiptar i uron nxënësve dhe mësimdhënësit si dhe Tërnocasit për Objektin e ri shkollor në Lagjen e Strukarve

Në pamundësi që në hapjen solemne të i përshëndes dhe të i përgëzoi bashkëqytetarët për këtë objekt madhështor  të shkollës fillore “Muharrem Kadriu”.
Dua që haptas të falënderoj Agjensionin Turk për Zhvillim dhe Rindërtim “TIKA” Ambasadën Turke, e posaçërisht falënderoj kompaninë “Turker” dhe të gjithë bashkatdhetarët nga këto treva që jetojnë e veproj në Turqi e që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me këtë rast.    
Në këtë drejtim konsideroj se të gjithë janë në dijeni për ata që dhanë kontribut dhe njëherë se kush ishte iniciatori kryesor për ndërtimin e këtij objekti, por pa i anashkaluar dhe shumë të tjerë.

Meritat i takojnë normal edhe lidershipit të komunës brenda këtij afati kohor sa është zgjedhë, por nuk duhet në asnjë moment të mohohen në këtë kontribut edhe paraardhësit e tyre që identifikuan, inkuadruan dhe intensifikuan bashkëpunimin me të lartpërmendurit..
Mos përshëndetja e së paku Deputetit Popullor dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar të cilët në përpjekjet e tyre për avancimin dhe zhvillimin e arsimit shqip në Luginën e Preshevës nuk kanë të ndalur është një precedent po aq sa edhe mos përshëndetja e kryesit të punëve dhe strukturave të komunave simotra, që tregon për tendencat e përkuljes ndaj “Profesorëve” të tyre. .
Ngjyrat politike, në mungesë të atyre kombëtare shqiptare dhe të shtetit turk, në këtë solemnitet nuk i shërbejnë zhvillimit të arsimit shqip dhe as ruajtjes dhe kultivimit të marrëdhënieve ndëretnike në Bujanoc.
Edhe njëherë përgëzimet më të sinqerta për nxënësit e mësimdhënësit si dhe bashkëqytetarëve të Tërnocit dhe urojmë që nga aty të nxënë dije e jo përshtypjet e ditës së hapjes solemne.
Në popull shpesh thuhet “dihet kush e mbjell bereqetin, por kush e korrë nuk dihet” por e mira e së mirës është se nxënësit dhe kolektivi i kësaj shkolle do të punoj brenda standardeve që ka vendos ky objekt. 



Bujanoc, 04.09.2013                                                          Këshillit Kombëtar Shqiptar,

                                                                                                kryetari Galip Beqiri