Simbolet dhe Amblema

  Ne baze të nenit 8 alineja 4 i Ligjit mbi Këshillat Kombëtar të Pakicave Kombëtare ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë" br.72/2009),në bazë të nenit 16 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare("Gazeta Zyrtare SRJ” nr.11/2002, "Gazeta Zyrtare SMZ” nr.1/2003, "Gazeta Zyrtare RS" nr.72/2009) dhe  në bazë të nenit 15 alineja 1 pika 1 të Statutit të Këshillit Kombëtar të pakicës shqiptare nr.2/11 nga Komisionit për Përzgjedhjen e Emblemës së KKSH–së në seancën e tretë të mbajtur më 30.05.2012 sjell këtë:                                

Komisionit për Përzgjedhjen e Emblemës së KKSH–së, në bazë të Konkursit për Emblemën e Këshilli Kombëtar Shqiptar të hapur më 17.01.2012 dhe të mbyllur më 20.02.2012.

VENDIM

Për shpalljen e fituesit në konkursin Emblemës së KKSh-së

       Emblema fitues është me nr.11 e thjeshtë në dizajn dhe skemë të ngjyrave, është unike dhe origjinale; lehtë të dallueshme; dhe pasqyronë traditen, kulturën, historinë dhe doket e popullit të Luginës së Preshevës.

Me këtë formë grafike:

                                             

Arsyetim

Forma e Emblemës është si forma e mburojës, që simbolizon Këshillin Kombëtar si mburojë ose organ që mbron të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Emblema në  brendësinë  e saj është  e ndarë  në katër pjesë që  simbolizojnë katër  në të cilat është competent Këshilli Kombëtar, e këto fusha janë: arsimi, kultura, informimi dhe përdorimi i lirë i gjuhës dhe simboleve kombëtare shqipe.