U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit ”Kadri Zeka” dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar

Me këtë rast Rektori Bajram Kosumi tha se Universiteti “Kadri Zeka”  do të ofrojë resurset e veta akademike dhe profesionale, për trajnimin e kuadrove arsimore që shërbejnë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me qëllim që përfitimet e mësimdhënësve të jenë të atij niveli që të kenë një ndikim më të madh në fushë veprimtarinë e tyre.

Kurse kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme , duke pasur në konsiderim mungesën shumëvjeçare të ofrimit të trajnimeve për mësimdhënësit e këtyre komunave shqiptare.


Bujanoc 06.04.2017 Shërbimi për informim i KKSH-së