Zgjidhet kryetari i KKSH-së

Duke u nisur nga fakti i vdekjes së kryetarit të Këshillit Jonuz Musliu, dhe me qëllim të evitimit të shpërbërjes së Këshillit dhe për pasojë ardhjen e masave të jashtëzakonshme, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot mbajti seancë të rregulltë me pikë të veçantë të rendit të ditës - zgjedhja e kryetarit të Këshillit.

Anëtarët e Këshillit zgjedhën në përbërje të zgjeruar për kryetar z. Shukri Ymerin. Më pas pastaj u procedua edhe me zgjedhjen e funksioneve përcjellëse dhe për zëvendës kryetare u zgjedh znj. Ardita Sinani dhe për kryetar të Organit Ekzekutiv z. Galip Beqiri.

Bujanoc, me datë 13.02.2018 Shërbimi për informim i KKSH-së