Pritje per shefin e zyres se OSBE ne Bujanoc



Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Shukri Ymeri, u takua me Shefin e misionit të OSBE-së zyra në Bujanoc, Giacomo Bosisio. Gjatë këtij takimi është biseduar për çështjet që janë në kompetencë të KKSH-së e posaçërisht vëmendje i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Duke u fokusuar në mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe shkollimin e lartë të shqiptarëve,problemi i mosnjohjes së diplomave dhe fushave tjera,mos organizimin e provimit profesionale per mesimedhenesit. Gjatë takimit janë biseduar shumë tema, ndër të tjera theksi i është vënë situatës politike dhe të sigurisë në rajon si dhe reflektimi i saj në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


Bujanoc, me datë 20.02.2018 Shërbimi për informim i KKSH-së