Selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc vizitoi shefi i zyrës se Këshillit të Evropës, Tobias Flessenkemper dhe asistentja e tij Mona Alghaith


Selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc vizitoi shefi i zyrës se Këshillit të Evropës, Tobias Flessenkemper dhe asistentja e tij Mona Alghaith.
Gjatë takimit kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij njoftuan shefin e Këshillit të Evropës për çështje si, pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; mospërfshirja e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore; problemet në arsim si mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe; sfida qe po rëndojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Gjithashtu, është vënë theks i veçantë në shqyrtimin e zbatimit të konventave evropiane dhe mos realizimi i të drejtave që derivojnë.





       

Me datë: 26.03.2019 Shërbimi për informim i KKSH