Komisioni per perdorimin zyrtar te gjuhes dhe shkrimit
shqip
Këshilli Kombëtar:
- përcakton emërtimet tradicionale të njësive të vetëqeverisjes vendore, vendbanimeve dhe emërtimeve tjera gjeografike në gjuhën e pakicës kombëtare, nëse në rajonin e njësisë së vetëqeverisjes vendore ose vendbanimit gjuha e pakicës kombëtare është në përdorim zyrtar; emërtimet të cilat i ka përcaktuar Këshilli Kombëtar bëhen emërtime në përdorim zyrtar pranë emërtimit në gjuhën serbe dhe shpallen në “Fletoren zyrtare të Republikës së Serbisë”, kurse në rastin e këshillave kombëtare selia e të cilëve është në territorin e Krahinës Autonome të Vojvodinës në “Fletoren zyrtare të Krahinës Autonome të Vojvodinës”;
- i propozon organit kompetent theksimin e emërtimit të njësive të vetëqeverisjes vendore, vendbanimeve dhe emërtimeve tjera gjeografike në gjuhën e pakicës kombëtare;
- propozon përcaktimin e gjuhës dhe të alfabetit të pakicës kombëtare si gjuhë dhe alfabet zyrtar në njësinë e vetëqeverisjes vendore;
- propozon ndryshimin e emërtimit të rrugëve, shesheve, lagjeve të qytetit, lagjeve të fshatit, pjesëve tjera të vendbanimeve dhe institucionve për të cilat është konstatuar se janë me rëndësi të veçantë për pakicën kombëtare;
- jep mendimin në procedurën e përcaktimit të emërtimeve të rrugëve, shesheve, lagjeve të qytetit, lagjeve të fshatit dhe pjesëve tjera të vendbanimeve, nëse në përdorim zyrtar në rajonin e njësisë së vetëqeverisjes vendore ose vendbanimit është gjuha e pakicës kombëtare;
- propozon organit kompetent ushtrimin e mbikëqyrjes mbi përdorimin zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit të gjuhës kombëtare;
- u propozon organeve kompetente masat dhe aktivitetet për përparimin e përkthimit të akteve në gjuhët e pakicave kombëtare të cilat janë në përdorim zyrtar;
- ndërmerr masa dhe aktivitete për përparimin e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit të pakicës kombëtare;
- vendos për çështjet tjera nga kjo fushë të cilat i janë besuar me ligj, aktin e krahinës autonome ose të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Listen e plote te anetareve, perkatesisht kryetarin, nen-kryetarin dhe anetaret e tjere te ketij komisioni mund t'i shihni me poshte: