KOMPETENCAT

KOMPETENCAT E KËSHILLIT KOMBËTAR

Këshilli Kombëtar, në pajtim me ligjin dhe me statutin e vet, përmes organeve 

të veta në mënyrë të pavarur:

- miraton dhe ndryshon statustin e Këshillit Kombëtar;
- miraton planin financiar, raportin financiar dhe llogarinë përfundimtare;
- disponon me pronën e vet;
- vendos për emërtimin, simbolet dhe vulën e Këshillit Kombëtar;
- përcakton propozimet e simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të pakicës kombëtare;
- themelon institucione, shoqata, fondacione, shoqëri ekonomike në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe alfabetit dhe në fushat tjera me rëndësi për ruajtjen e identitetit të pakicës kombëtare;
- propozon përfaqësuesin e pakicës kombëtare në  Këshillin për marrëdhënie ndërnacionale në njësinë e vetëqeverisjes vendore;
- përcakton dhe ndan mirënjohje;
- inicon miratimin dhe e përcjell zbatimin e ligjit dhe të akteve tjera nga fusha e kulturës, arsmit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit;
- merr pjesë në përgatitjen e dispozitave dhe propozon ndryshimin dhe plotësimin e akteve me të cilat rregullohen të drejtat e garantuara me Kushtetutë të pakicave kombëtare në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të alfabetit;
- propozon akte të veçanta dhe masa të përkohshme në fushat në të cilat realizohet e drejta për  vetëqeverisje, për arritjen e barazisë së plotë midis pjesëtarëve të pakicës kombëtare dhe qytetarëve të cilët i takojnë shumicës;
- inicon procedurën para Gjykatës  Kushtetuese, Mbrojtësit të qytetarëve, ombudsmanit krahinor dhe  vendor dhe organeve tjera kompetente, kur vlerëson se është bërë shkelja e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe me ligj e pjesëtarëve të pakicave kombëtare;
- inicon procedurën nga pika  paraprake në emër të pjesëtarëve të pakicave kombëtare, bashkë me autorizimin e mëparshëm të marrë me shkrim;
- merr qëndrimet, fillon nisma dhe ndërmerr masat lidhur me të gjitha çështjet të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me pozitën, identitetin dhe të drejtat e pakicës kombëtare;
- vendos për çështjet tjera të cilat i janë besuar me ligj, me aktin e krahinës autonome ose të njësisë