Kryetari Mustafa takim me OSBE-në

Pas pritjes në koktejin për fund vit nga kreu i misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Andrea Orizio. Sot në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Ragmi Mustafa, u takua me Shefin e misionit të OSBE-së zyra në Bujanoc, Giacomo Bosisio.

Gjatë takimit janë biseduar shumë tema, ndër të tjera theksi i është vënë konsumimit të kompetencave ligjore si dhe realizimin të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çështjet tjera që janë si ekskluzive të KKSH-së si kultura, informimi, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe e posaçërisht vëmendje i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Duke u fokusuar në mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe procesit edukativo-arsimor, përkatësisht edhe institucioneve që duhet të sigurojnë arsim të lartë në gjuhën shqipe.

Vlen të theksohet se në këtë takim është biseduar edhe për mënyrat dhe format e bashkëpunimit mes KKSH-së dhe OSBE-së.









Bujanoc, 05.12.2018                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së