• Përfundon trajnim për mësimdhënës

    30.5.2017 11:22

    Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), në bashkëpunim me Universitetin publik të Gjilanit “Kadri Zeka” si dhe në bashkëpunim me shkollat në gjuhën shqipe në Preshevë ka mbajtur trajnimin një ditorë me mësimdhënësit klasor dhe lëndor pas atij që ishte mbajtur në Bujanoc. Ashtu si në Bujanoc edhe në Preshevë kishte një interesim të jashtëzakonshëm të mësimdhënësve nga komuna e Preshevës. Me këtë rast edhe përfundon ky projekt i përbashkët me institucionet e Republikës së Kosovës

     

  • URIMЕ MUAJI I RAMAZANIT

    29.5.2017 09:33

    Me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryetari Jonuz Musliu në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë besimtarët mysliman.Urojmë që ky muaj të sjell paqe, shëndet, harmoni, begati dhe lusim All-llahun e Plotfuqishëm që të na e lehtësojë agjërimin dhe të na i pranojë veprat e mira.

     

  • KKSH - PËRSHËNDET LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJT

    27.4.2017 15:09

    Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i këtij institucioni të lartë, nga Lugina e Preshevës, Jonuz Musliu, me kënaqësi ka pranuar lajmin për vendimin e Gjykatës  në Colmar të Francës, për lirimin pa kusht të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
    i cili që nga 4 janari, i këtij viti, u pat ndaluar nga autoritetet e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Interpoli serb.

     

  • U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit ”Kadri Zeka” dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar

    6.4.2017 11:56

    Rektori i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe  Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi profesional për trajnimin e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) si dhe aspekte tjera  për përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e arsimit, bashkëpunimi në mes të palëve rreth kuotave të regjistrimit të studentëve të rinj në UKZ, vendosja e kritereve për aplikim për studentë të rinj nga Lugina në UKZ, organizimi i tryezave të përbashkëta debatuese, organizimi i konferencave të përbashkëta, si dhe bashkëpunime të tjera të cilat mund të ndërlidhen me aspektin e edukimit.

     

  • Urime mësues

    7.3.2017 11:43

    Këshilli Kombëtar Shqiptar, uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!
    Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i këtij institucioni më të lartë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, z. Jonuz Musliu, përgëzon mësimdhënësit shqiptar për 7 Marsin - Ditës e Mësuesit. 

     

  • DEMANT

    10.1.2017 14:10

    DEMANT NDAJ SHKRIMIT TË www.presheva.com(http://presheva.com/?p=66087) të datës 27.12.2016
    Me këtë Këshilli Kombëtar Shqiptar DEMANTON lajmin e publikuar në web portalin www.presheva.com me titull ”Komunat i paguajnë 1.8 milion dinar KNSH-së për botimin e një numri të Nacionalit?” 

    Duke demantuar dhe shprehur korrektësinë njoftojmë që shpenzimet për botimin e revistës Nacionali kanë kushtuar  gjithsejt  116.940,00 din (njëqindëegjashtëmbëdhjetmijë e nëntëqindekatërdhjet dinar) me gjithë punën e profesionistëve (argument fletëpagesat e kryera).
    Lajmi i publikuar në portalin e lartëpërmendur dhe në disa të tjerë që po qarkullon në Luginë,  nuk është i vërtetë.

     

  • Mbahet takimi i parë për realizimin e Marrëveshjes së Nishit, Rama-Vuçiq

    13.12.2016 12:56

    Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, është mbajtur takimi parë mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Këshillit Kombëtar Shqiptarë dhe përfaqësuesit Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në ambientet e kësaj Ambasade.

     

  • Fondacioni politik Konrad Adenauer vizitoi KKSH-në

    13.9.2016 13:10

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Jonuz Musliu me bashkëpunëtor, në zyret e Këshillit priti sot delegacionin gjerman në kuadër të Fondacionit politik Konrad Adenauer të udhëhequr nga drejtori për Serbi z. Norbert Beckman-Dierkes

    .

     

  • Kryetari Musliu Uron Nxënësit për 1 Shtator

    2.9.2016 07:07

    Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2016/2017, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, në emër të këtij institucioni shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërit. KKSH inkurajon që në këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur të reflektohet njëkohësisht edhe për të ardhmen e Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës. 

     

  • Musliu në Konferencën e organizuar nga Federata e Paqes Universale

    13.7.2016 00:54

    Në konferencën evropiane mbi lidershipin e organizuar nga Federata e Paqes Universale me temën “Roli dhe rëndësia e shqiptarëpve për paqen e qëndrueshme në Ballkan” mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu. 

     

  • URIME FESTA E FITER BAJRAMIT

    5.7.2016 01:45

    Këshilli Kombëtar Shqiptar uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.
    Këto ditë madhështore të cilat bartin në vete vlerën e devotshmërisë, humanitetit, sakrificës, barazisë në mes të njerëzve, urojmë që të gjithë besimtarët ti gjejë në harmoni, tolerancë, unitet, e mbarësi në të gjitha sferat.

     

  • KRYETARI MUSLIU PRITI NË TAKIM DEPUTETET NGA KOSOVA

    24.6.2016 16:16

    Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari  i KKSH-së Jonuz Musliu priti sot në takim një grup deputetesh nga Parlamenti i Republikës së Kosovës udhëhequr nga Blerta Deliu nën përcjelljen e ambasadorit të Kosovës Valdet Sadiku.
    Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

     

  • URIMЕ MUAJI I RAMAZANIT

    7.6.2016 08:46

    Të nderuar vëllezër dhe motra;
    Me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, Kryetari, Jonuz Musliu në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë besimtarët mysliman.
    Uroj që ky muaj të sjell paqe, shëndet, harmoni, begati dhe lusim All-llahun e Plotfuqishëm që të na e lehtësojë agjërimin dhe të na i pranojë veprat e mira.
    Me këtë rast dua që të uroj të  gjithë besimtarët mysliman të Luginës së Preshevës që në këtë muaj të madhërishëm, Zoti fuqiplotë t’i mëshirojë dhe bashkojë rreth begative dhe mirësive të pa funda që i ka ky muaj, është shprehur i pari i KKSh-së

     

  • Bashkëpunimi i qytetarëve me KKSH-në sjell afirmimin e gjuhes shqipe në organet shtetërore

    3.6.2016 07:15

    Ombudsmani republikan me Rekomandimin e datës 24 prill 2016 në rastin Këshilli kombëtar shqiptar kundër Entit republikan për sigurime shëndetësore, ka vërtetuar që dega e Entit për Bujanoc ka bërë shkelje në punë në dëm të të drejtave të Këshillit lidhur me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe me shkrimin e saj.

     

  • Kryetari Musliu Uron Kosovën për anëtarësimin në UEFA

    4.5.2016 13:51

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu shpreh përgëzimet më të sinqerta për anëtarësimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Fudbollit.
    Anëtarësimi i Federatës së Fudbollit të Kosovës në Federatën Evropiane të Fudbollit, pra në UEFA është një e arritur e madhe jo vetëm për fudbollin në Kosovë, por edhe për vetë Republikën e Kosovës e cila gradualisht po anëtarsohet si shtet në institucionet evropiane e ndërkombëtare.


     

  • Seanc e jashtëzakonshme, thirrje për protestë

    17.2.2016 11:52

    Me ftesë të krytarit të Këshilli kombëtar shqiptar Jonuz Musliu, Këshilli sot (13 shkurt 2016) mbajti seancë të jashtëzakonshme me pikë të veçantë të rendit të ditës, Njoftimi dhe shqyrtimi rreth problematikës së teksteve mësimore për shkollat fillore të dhuruara si donacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës. 

     

  • Kryetari Musliu takohet me Kevin Furey‏

    10.2.2016 13:04

    Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, kryetari Jonuz Musliu priti në një takim pune zyrtarin e lartë të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Drejtat e Njeriut Kevin Furey. 


     

  • Reagim i KKSH-se ndaj deklaratave te Zoran Stankoviq

    25.1.2016 12:32

    Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj deklaratave të Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të bëra në disa portale dhe web faqen zyrtare të këtij organi..

     

  • Musliu takoi Zëvendës kryeministrin Shala‏

    14.1.2016 11:28

    Në selinë e Keshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu sot realizoi një takim me një delegacion nga Republika e Kosovës i prirë nga zv/kryeministrin dhe ministrin e kulturës, rinisë dhe sportit, Kujtim Shala  dhe i përcjellur nga Ambasadori në Beograd i Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku. Kryetari Musliu paraqiti para zv/kryeministrit Shala, jo vetëm gjendjen e përgjithshme politike dhe të sigurisë, por edhe me sfidat me të cilat janë duke u përballur, KKSH dh shqiptarët e Luginën e Preshevë si dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si kompetenca ekskluzive dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës


     

  • Musliu takoi deputeten Vjosa Osmani

    23.12.2015 12:00

    Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari  i KKSH-së Jonuz Musliu priti sot në takim depteten e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
    Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si kompetenca ekskluzive dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

     

  • Kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu, priti sot në takim ambasadorin e Kosovës të akredituar në Beograd, z. Valdet Sadiku dhe zv. Amir Haziri

    2.12.2015 22:52

    Në këtë takim kryesisht u bisedua për moslejimin e teksteve shkollore 

    nga ana e autoriteteve shtetërore, të dhuruara si donacion nga Republika e Kosovës. 
    Gjithashtu tema të takimit ishin edhe aktivitetet  e vazhdueshme të Këshilllit në kuadër të
     fushëveprimtarisë së tij.


     

  • Vizita e Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik‏

    17.11.2015 08:32

    Në zyret e Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu ka pritur sot Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Parlamentit Republikës së Shqipërisë të kryesiur nga Alfred Peza. 

     

  • Bojkotim i orsë së parë në dy ndërrimet në të gjitha shkollat shqipe

    26.10.2015 11:16

    Njoftohen të gjitha mediat se nga takimi i mbajtur më 24.10.2015 në mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe aktivit të drejtorave të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, ku është shqyrtuar situata e krijuar rreth teksteve mësimore për shkolla fillore. Është vendosur që më 27.10.2015 (e Martë) të bojkotohet mësimi i orsë së parë, për dy ndërrimet, në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. 


     

  • Kryetari Musliu në vizitë dy ditore në Edrene

    22.10.2015 08:39

    Me ftesën e Presidentes së Qendrës Osmane në Edrene dhe Kryetaren e Shoqatës së Miqëve dhe Diasporës Turke, aktivistes Kiymet Kara, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu është në një vizitë dy ditore në Edrene të Turqisë.
    Që në orët e mëngjesit së sotëm, kryetari Musliu zhvilloi takime të ndara me Guvernatorin e Edrenes, Dursun Ali Shahin,  Zëvendës guvernator Salih Altinok dhe zyrtarin e lartë Mustafa Karslioğlu

     

  • Kryetari Musliu i drejtohet UEFA-së

    19.10.2015 13:21

    Kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu sot iu ka drejtuar me një shkresë autoriteteve të Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) në Nyon të Zvicrës lidhur me arrestimet e shqiptarëve në komunën e Bujanocit.

     

  • Kryetari Musliu takime të rëndësishme në Crans Montana‏

    19.10.2015 12:37

    Gjatë Forumit të Crans Montana në Samitin e 17 Ndërkombëtar mbi Krimin Transnacional, Forumin për Siguri Kombëtare dhe Globale në Zhenvë (Zvicër), kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu përveç agjendës së parapërcaktuar, ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtar të ndryshëm.

     

  • Festival Ballkanik edhe në Bujanoc

    12.10.2015 22:14

    Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu me bashkëpunëtorët ka pritur në një takim tejet miqësor kryetarin e shoqërisë kulturoro-artistike “Nakem” nga Bursa e Turqisë, Emir Pehlivan.

     

  • NJOFTIM‏

    12.10.2015 21:59

    LISTA E KANDIDATEVE PER TESTIMIT Ne vazhdim po iu dergojm njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit per kandidatët nga Bujanovci dhe Presheva që kanë aplikuar për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e përgjithshme” per TESTIM.

     

  • Kryetari Musliu Takoi te rinjet nga Sanxhaku

    6.10.2015 02:26

    Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu priti në takim një grup prej 20 të rinjve boshnjak nga Sanxhaku dhe shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të organizuar nga Iniciativa Akademike Forum 10 në kuadër të programit të këmbimit, qëllimi i së cilit është njohja me punën dhe aktivitetet Këshillit Kombëtar Shqiptar mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

     

  • Kryetari i KKSH-së merë mirnjohje nga Bursa

    25.9.2015 11:55

    Kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu sot ka pranuar Mirënjohjen nga kryetari i shoqërisë kulturoro-artistike “Nakem” nga Bursa e Turkisë, Emir Pehlivan.
    Mirënjohja iu është ndarë me rastin e organizimit të 10 të Festivalit Ndëkombëtar Ballkanik të folklorit në Bursa të cilën ia dorëzoi drejtori i SHKA “Jehona” Abdurrahman Murati.

     

  • URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT

    25.9.2015 09:14

    Në emër të Këshilli Kombëtar Shqiptar, kryetari Jonuz Musliu, uron të gjithë besimtarët  mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.
    Për ne kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin në Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria.


     

  • TË NDIHMOJMË ATA QË KANË MË SË SHUMTI NEVOJË

    23.9.2015 23:38

    Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH), zv/kryetari dhe sekretari, Edmond Isufi dhe Enver Memeti pritën në një takim përfaqësuesit e shoqatës humanitare “Hasene” me në krye me Isak Eroglu si dhe shoqëruesit Mehmet Kahraman e Serkan Ulusoy në kuadër të fushtës së kurbanit “Qurban is batter when you share”.


     

  • Shqipja rikthehet në sheshin e Bujanocit

    22.9.2015 09:41

    Në sheshin kryesor në Bujanoc gjuha shqipe është rikthyer sërish në vendin që e kishte dikur.
    Zyrtarët përgjegjës nga Drejtorati për Ndërtim, pas kërkesës nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, ka rikthyer shkrimin shqip në tabelën që shënonte hapësirën e këmbësorëve.
    Në këtë tabelë nga persona ende të panjohur, ishte fshirë shkrimi shqip (Zonë këmbësorësh) duke lënë vetëm atë në gjuhën serbe (Pešačka zona).


     

  • Lugina kërkon reciprocitet me veriun

    28.8.2015 12:47

    Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të diskriminuarit në rajon, kjo me vetë faktin që nuk kanë implementuar Marrëveshjen e Konçulit të vitit 2001.

     

  • URGJENTISHT TË VEPROHET‏

    26.8.2015 11:45

    Duke vëzhguar rrjedhat politike rajonale, e posaçërisht me marrëveshjen e fundit të nënshkruar në Bruksel nga Prishtina dhe Beogradi, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën e thellë për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përkatësisht në realizimin e drejtave individuale dhe kolektive. 

     

  • TË RRESPEKTOHET PËRDORIMI ZYRTAR I GJUHËS SHQIPE

    25.8.2015 14:10

    Ditë më par nga persona të panjohur janë dëmtuar disa tabela treguese në komunën Bujanocit, duke e fshirë mbishkrimin në gjuhën shqipe përkrah asaj serbe.
    Patur parsyshë që përdorimi i gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj është e garantuar me ligjet përkatëse mbi përdorimin zyrtar të gjuhëve, njëkohësisht kjo është e garantuar edhe me konventat ndërkombëtare.

     

  • TË NDIHMOJMË REFUGJATËT

    25.8.2015 09:10

    Zhvillimet e fundit me emigrantët nga Siria në rajon dhe me fluksin e madh që po përballet komuna e Preshevës,  Këshillin Kombëtar Shqiptar ngitë shqetësime dhe kërkonë reagim humanitar nga bashkësia ndërkombëtare. Pamjet nga rajoni me trajtimin e këtyre emigrantve janë të tmerrshme, trishtuese dhe apsolutisht johumane. Gatishmëria e komunës së Preshevës për të trajtuar në mënyr humane është për tu përshëndetur ashtu edhe sjellja e qytetarëve shqiptarë nga kjo komunë. Njëkohësisht, duke rikujtuar të kaluarën jo të largët prej refugjatësh të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar vlerson lartë vendosmërinë, fisnikërinë, bujarinë dhe zemërgjërsinë për ti dalë në ndihmë emigrantëve si sjellje që është e establuar në traditën shqiptare të mikëpritjes. 

     

  • KKSH telegram ngushllimi Familjes Akademik Esat Stavileci

    18.8.2015 09:08

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Jonuz Musliu sot ka dërguar një telegram ngushllimi Familjes Stavileci me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik Esat Stavileci.
    Në telegram thuhet se: “Këshilli Kombëtar Shqiptar me pikëllim dhe dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Esat Stavilecit.

     

  • F.C. KOSOVA NGA MINHENI I NDANË MIRËNJOHJE KRYETARIT MUSLIU‏

    17.8.2015 09:24

    Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nënkryetari dhe Menaxheri i klubit fudbollistik nga Minheni i Gjermanisë F.C. Kosova, z. Lulzim Maliqi, ndau mirënjohje kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Jonuz Musliu për kontributin e dhënë. 
    Klubi Fudbollistik F.C. Kosova nga Minheni i Gjermanisë grumbullon talentë të fudbollit nga gjitha trevat shqiptare si i vetmi klub që mbledh shqiptarët e diasporës nga viti 1991


     

  • KKSH MBAN SEANCEN E VI‏

    17.8.2015 09:12

    Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) dje ka mbajtur seancën e VI (gjashtë)  gjatë vitit 2015 në selinë e këtijë instituioni në Bujanoc me fillim në orën 10:00h.
    Për këtë seancë të ftuar nga kryetari z. Jonuz Musliu, përveç shqyrtimit dhe aprovimit të procesverbalit nga seanca e V(e pestë) e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka propozuar edhe këto pika për rend dite: 1. Parapërgatitjet për vitin shkollor 2015/2016; 2. Dhënia e Mendimit për përkthimin e dokumentacionit për shkollat fillore dhe të mesme; 3. Shqyrtimi i kërkesave të parashtruara ndaj KKSH si dhe 4. Të ndryshme.
    Të gjitha pikat e rendit të ditës janë aprovuar pas shqyrtimit nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

     

  • Amëza e Shqiptarëve në Serbi” qëndron në KKSH-ë

    24.7.2015 09:06

    Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari i Organit Ekzekutiv (OE), Shukri Ymeri dhe anëtari Musli Rashiti pritën në një takim delegacionin e Shoqatës “Amëza e Shqiptarëve në Serbi” me në krye Demo Berisha nga Novi Sadi
    Fillimisht, kryetari Ymeri i falenderoi për vizitin që po i bëjnë KKSH-së duke theksuar “Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion i gjithë shqiptarëve në Serbi. Pra, kjo është edhe shtëpia e juaja.” Kryetari Ymeri më tej shprehu gadishmërin për të bashkëpunuar dhe ndihmuar “në rujtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës së shqiptarëve edhe në Vojdinë dhe shqiptarëve gjetkë nëpër Serbi”.

     

  • Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon ashpër aktet e abuzimit dhe dhunës në fshatin Konçul

    24.7.2015 09:00

    Me rastin e bastisjeve të kryera nga ana e pjestarëve të policisë speciale, në mëngjesin e 22.07.2015, në shtëpinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njëherit kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, si dhe në dy shtëpi tjera në fshatin Konçul, me urdhër të prokurorisë speciale për krim të organizuar nga Beogradi, me ç`rast jan arrestuar djali i kryetarit të KKSH dhe njiherit kryetarit  të KK në Bujanoc dhe dy persona tjerë nga fshati Konçul.

     

  • R E A G I M

    22.7.2015 19:41

    Me rastin e bastisjeve të kryera nga ana e  pjestarëve të policis  speciale, në mëngjesin e 22.07.2015., në shtëpin e kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, dhe njëherit kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe në dy shtëpi tjera në fshatin Konçul, me urdhër të prokuroris speciale për krim të organizuar nga Beogradi, me ç rast jan arrestuar djali i kryetarit të KK të Bujanocit dhe njiherit kryetar i KKSH, z.Jonuz Musliu dhe dy persona tjerë nga fshati Konçul, Kryesia e Lëvizjes së progresit demokratik  dënon këtë akt i cili ka prapavi politike, me qëllim të mbjelljes së frikës dhe pasiguris në popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës.

     

  • ENIC / NARIC Serbi – Fillimi i punës së Qendrës dhe koha e punës e paraparë për kontakte me palë

    21.7.2015 12:04

    ENIC / NARIC Serbi – Fillimi i punës së Qendrës dhe koha e punës e paraparë për kontakte me palë
    ENIC / NARIC Serbia (Qendra për Informim për njohjen e dokumenteve të huaja të arsimit të lartë dhe njohjes për qëllim të punësimit) është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar i qendrave të informacionit mbi njohjen dhe njohjen e dokumenteve të huaja të arsimit të lartë - Informacione të hollësishme në:
    www.enic-naric.net


     

  • "Shpirti i popullit" mbahet nga vlerat kulturore e fetare

    20.7.2015 09:09

    Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari i Jonuz Musliu, priti në një takim tejet vllazëror artistin e popullit, Mirush Kubashi.


     

  • MBAHET SEANCA E 5 E KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR

    12.6.2015 10:35

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu ka konvokuar Seancën e V (pestë) gjatë vitit 2015 e cila është mbajtur në selinë e lëtij institucioni me fillim nga orën 10:00h. Në rend dite përveç, shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga seanca e IV(e katërt) e Këshillit Kombëtar Shqiptar, u miratua me këto pika:

     

  • Kryetari Musliu takon ekspertet nderkombetar

    11.6.2015 08:49

    Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti në një takim pune Grupin e ekspertëve ndërkombëtar për vlerësimin e regjistrimit të popullsisë në Luginën e Preshevës.
     Gjatë takimit u shqyrtua problemi i regjistrimit të popullsisë si dhe metodat dhe metodologjitë për vlerësimin e popullsisë në Luginën e Preshevës.

     

  • Jonuz Musliu priti Zv-Ombudsmanin Robert Sepi në selin e KKSH-së

    5.6.2015 15:05

    Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti në një takim pune me zëvendës Ombusmanin për të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi, Robert Sepi dhe kryesuesen e Departamentit për të drejtat e pakicave kombëtare në Ombusman Violeta Qoriq. Ndërkaq, në takim mori pjesë edhe Kryeshefi i administratës komunale në Komunën e Bujanocit, Nasim Rexhepi 

     

  • Ministri Bajrami vizitoi KKSH-në

    25.5.2015 12:52

    Ministri Bajrami vizitoi KKSH-në

     

  • KKSH DENON AKTET E DHUNES

    13.5.2015 09:06

    Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) përcjell me shqetësim ngjarjet në rajon dhe gjykon aktet e dhunës në Kumanovë. Shteti sllavomaqedonas po tregon se është larg objektivave të Europës dhe nuk po zhveshet nga dhuna e së kaluarës. Represioni sllavomaqedonas ndaj shqiptarëve të Kumanovës, me ç’rast rezultoi edhe me viktima, është i papranueshëm dhe si i tillë i dënueshëm.

     

  • Kryetari Musliu vizitoi Minhenin

    4.5.2015 13:26

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, ishte në një vizitë në Minhen të Gjermanisë ku realizoi një sërë takimesh.Kryetari Musliu, ashtu siç kishte premtuar përcjolli meçin e boksit boksierit Shefat Isufi i cili ka regjistruar fitoren e tij të 17-të në boksin profesionist, duke mposhtur boksierin hungarez Achilles Szabo. Kampioni në kategorinë WBCA dhe së fundmi në versionin WBC, 25 vjeçari nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma është cilësuar si Ambasadori më i mire i sportit të Luginës së Preshevës, “me çrast po frymzon gjeneratat e reja me sukseset e tij dhe bashkoi shqiptarët e diasporës” theksoi kryetari Musliu.


     

  • Mbahet Mbledhja e Katërt Këshillit Kombëtar Shqiptar

    4.5.2015 10:27

    Këshillit Kombëtar Shqiptar ka mbajtur mbledhjen VI (katërt) për vitin 2015, në të cilën ka shqyrtuar gjashtë pika të rendin.

    1. Konstatimi i dorëheqjes së zëvendës kryetarit Zejni Fejzullahut;

    2. Propozim vendimi mbi zgjedhjen e zëvendës kryetarit të KKSH;

    3. Shqyrtimi dhe miratimi i planit financiar për vitin 2015;

    4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Kuvendit Komunal në Preshevë për propozimin e anëtarëve të Këshillit, për shkollën fillore “Selami Hallaçi” Rahovicë;

    5. Shqyrtimi dhe miratimi kërkesës së drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore për propozimin e dy anëtarëve të Këshillit të shkollës fillore “D.Maksimoviq” në Bilaç;

    6. Të ndryshme.

     

  • Zv/Ministri Ilazi vizitoi KKSH-në

    21.4.2015 08:32

    Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti në një takim pune zëvendës Ministrin e Integrimeve Evropiane të Republikës së Kosovës, Ramadan Ilazi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.


     

  • Mbahet Mbledhja e Parë e Organit Ekzekutiv

    14.4.2015 12:08

    Organi Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka mbajtur mbledhjen I (parë) për vitin 2015, në të cilën ka shqyrtuar gjashtë pika të rendin.
    1.Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit aktvendimit mbi Planit Financiar për vitin 2015;
    2.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Kryetarit të KKSH-së, Jonuz Musliu;
    3.Shqyrtimi i kërkesës për pagesën e përkthyesve për testin e provimit provoes përfundimtar;
    4.Shqyrtimi i kërkesës së Radio Televizionit të Preshevës për projektin Kuizi i Dituris “Lugina Garon”;
    5.Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Rini dhe Shoqëri Civile, për realizimin e projektit “Vetëdisimi i të rinjëve dhe mbrojtja nga dukuritë negative”;
    6.Të ndryshme.





     

  • Kryetari Musliu takohet me Ambasadorin Bocka‏

    3.4.2015 10:50

    Kryetari Këshillit Kombëtar dhe i Keshillit Ekzekutiv, Jonuz Musliu dhe Shukri Ymeri, si dhe kryetarët e komunave te Preshevës, Ragmi Mustafa dhe të Bujanocit, Nagip Arifi, janë takuar sot në Beograd me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka.


     

  • Isufi Ambasador i Luginës së Preshevës

    1.4.2015 09:33

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, priti në takim në selinë e KKSH-së në Bujanoc kampionin e boksit në versionin WBCA dhe në versionin WBC Shefat Isufin nga Tërnoci. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar u shpreh se për mua, Institucionin të cilin e  drejtoj dhe për  qytetarët e Luginës  së Preshevës është  një  nderë i madh që sot jeni në  mesin tonë. Shefat Isufi për shqiptarët e Luginës së Preshevës tashmë është ndër ambasadorët më të mëdhenj që po provon përmes sportit, përkatësisht përmes boksit të jetë një zëdhënës i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndihemi krenar për sukseset e tij dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen.

     

  • Kryetari Musliu takoi ekspertet e Komisionit Evropian

    30.3.2015 11:35

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu sot ka pasur takim pune në Beograd me misionin e ekspertëve faktëmbledhës të Komisionit Evropian të përbërë nga Chloe Laurenc dhe Anastacia  Crickley. Mandati i tyre ishte mbledhja e fakteve mbi gjendjen e pakicave kombëtare në Serbi, prandaj ishin jashtëzakonisht të interesuar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

     

  • KKSH themelon radio-televizionin shqiptar

    18.3.2015 08:44

    Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar sot është mbajtur seanca e tretë për vitin 2015, për të cilën kryetari Jonuz Musliu kishte propozuar 10 pika të rendit të ditës.
    Gjatë kësaj seance është shkarkuar nga Organi ekzekutiv ish anëtarja e Këshillit Elvere Salihu dhe në vend të saj është zgjedhur Edmond Isufi. Në vazhdim Këshillit aprovoi Planin strategjik pët informim në gjuhën shqipe për vitin 2015 dhe Planit strategjik për kulturën për vitin 2015. 


     

  • Deputetet e Kosoves vizituan Keshillin Kombetar Shqiptar

    9.3.2015 16:20

    Me ftesë të kryetarit të Këshilli kombëtar shqiptar z. Jonuz Musliu, në Luginë të Preshevës për vizitë dyditore po qëndron delegacioni i Republikës së Kosovës i përbërë prej deputetësh nga Komisioni për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport i kryesuar nga deputeti z. Nait Hasani dhe ambasadori i akredituar në Beograd z. Valdet Sadiku. Në përbërje të delegacionit ishin edhe anëtarët e Komisionit, si: Teuta Haxhiu, Shpejtim Bulliqi, Shukrije Bytyqi dhe Ismail Kurteshi.

     

  • Musliu inkurajonë OJQ-të

    11.2.2015 15:40

     Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë (CADD)” nga Presheva, Gani Rashiti dhe Enver Aliu.
     Takimi u zhvillua në atmosferën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të KKSH-së me organizatat joqeveritare e në veçanti me CADD-në.