Musliu inkurajonë OJQ-të

 Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë (CADD)” nga Presheva, Gani Rashiti dhe Enver Aliu.
 Takimi u zhvillua në atmosferën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të KKSH-së me organizatat joqeveritare e në veçanti me CADD-në.
Kryetari Musliu shprehi gatishmërinë e plotë të KKSH-së për të bashkëpunuar me të gjitha organizatat jo qeveritare e që kanë për qëllim senzibilizimin dhe ngritjen e kapaciteteve demokratike të shqiptarëve në Luginën e Preshvës. “Është e nevojshme që të gjitha organizatat të kryejnë misionin e vetë në shërbim të popullit, dhe në këtë drejtim Këshilli Kombëtar Shqiptar jo vetëm që i inkurajon por i mbështetë plotësisht në veprimtarinë e tyre” theksoi Musliu.
Përfaqësuesit e CADD-së pasi elaboruan për aktivitet programet dhe projektet e saj theksuan nevojën e patjetërsuar për të avokuar dhe zhvilluar demokracinë në Luginën e Preshevës si platformën më të mire për ngritur vetëdijen e qytetarëve jo vetëm rreth gjendjes politike por edhe demokratizimit të saj. Progresi i shoqërisë sonë mund të realizohet vetëm përmes demokratizimit të saj, theksoi kryetari i CADD – së Gani Rashiti.
Vlenë të theksohet se për Këshillin Kombëtar Shqiptar është shumë e rëndësishme të bashkërendohen të gjitha veprimet rreth demokratizimit dhe avancimit në ruajtjen dhe kultivimin e specifikave të shoqërisë sonë përmes bashkëpunimit konkret me të gjitha palët e interesuara.





Bujanoc, 11.02.2015 Shërbimi për informim i KKSH-së