KKSH themelon radio-televizionin shqiptar

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar sot është mbajtur seanca e tretë për vitin 2015, për të cilën kryetari Jonuz Musliu kishte propozuar 10 pika të rendit të ditës.
Gjatë kësaj seance është shkarkuar nga Organi ekzekutiv ish anëtarja e Këshillit Elvere Salihu dhe në vend të saj është zgjedhur Edmond Isufi. Në vazhdim Këshillit aprovoi Planin strategjik pët informim në gjuhën shqipe për vitin 2015 dhe Planit strategjik për kulturën për vitin 2015.
Ndërkaq, me propozim të të gjithë anëtarëve të Këshillit u aprovua unanimisht Vendimi për themelimin e Radiotelevizionit shqiptar të Luginës i cili do ta ket selinë në Preshevë.
Më tej, seanca vazhdoj me shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesave të shkollave “Sezai Surroi” – Bujanoc dhe “Muharrem Kadriu” – Tërnoc, lidhur me dhënien e mendimit pozitiv për zgjedhjen e drejtorit, si dhe dhënien e propozimeve për anëtarë të Këshillave të shkollave “Migjeni”- Ceravajkë dhe “Abdulla Krashnica – Miratoc.
Poashtu vlen të theksohet që gjatë séances së sotme zv. kryetari i deritashëm i KKSH-së, Zejni Fejzullahu dha dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.






Bujanoc, 17.03.2015 Shërbimi për informim i KKSH-së