Isufi Ambasador i Luginës së Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, priti në takim në selinë e KKSH-së në Bujanoc kampionin e boksit në versionin WBCA dhe në versionin WBC Shefat Isufin nga Tërnoci. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar u shpreh se për mua, Institucionin të cilin e  drejtoj dhe për  qytetarët e Luginës  së Preshevës është  një  nderë i madh që sot jeni në  mesin tonë. Shefat Isufi për shqiptarët e Luginës së Preshevës tashmë është ndër ambasadorët më të mëdhenj që po provon përmes sportit, përkatësisht përmes boksit të jetë një zëdhënës i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndihemi krenar për sukseset e tij dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen. Nga ana tjetër Kampioni i boksit në WBCA, dhe WBC Isufi tha se ndjehem i lumtur dhe krenar me pritjen që po i bëhet. Njëkohësisht e falënderoi Kryetarin e  Këshillit Kombëtar  Shqiptar  për mikpritjen e bërë si dhe e njoftoi rreth përgatitjeve dhe aktiviteteve të tij, çka nuk do të mungojnë sukseset në të ardhmen. Takimi u realizua pasi Shefat Isufi u shpall kampion në versionin WBC duke mposhtur kundërshtarin e tij, hungarezin Istvan Zelle     



Bujanoc, 31.03.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së