Mbahet Mbledhja e Parë e Organit Ekzekutiv

Organi Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka mbajtur mbledhjen I (parë) për vitin 2015, në të cilën ka shqyrtuar gjashtë pika të rendin.
1.Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit aktvendimit mbi Planit Financiar për vitin 2015;
2.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Kryetarit të KKSH-së, Jonuz Musliu;
3.Shqyrtimi i kërkesës për pagesën e përkthyesve për testin e provimit provoes përfundimtar;
4.Shqyrtimi i kërkesës së Radio Televizionit të Preshevës për projektin Kuizi i Dituris “Lugina Garon”;
5.Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Rini dhe Shoqëri Civile, për realizimin e projektit “Vetëdisimi i të rinjëve dhe mbrojtja nga dukuritë negative”;
6.Të ndryshme.
Pas diskutimeve të shumta rreth pikës së parë lidhur me  propozim aktvendimin mbi Planit Financiar për vitin 2015, me propozim të kryetarit të Organit Ekzekutiv, Shukri Ymeri,  në mënyr unanime vendos që të shqyrtohet në një nga mbledhjet e rradhës. Ndërkaq kërkesën e Kryetarit të KKSH-së, Jonuz Musliu për heqjen dorë nga paga, paushalli, mëditjet dhe çdo formë tjetër të benificioneve financiare është aprovuar. Me ç`rast kryetari Musliu do ta kry detyrën e tij në këtë post plotësisht në mënyrë vullnetarte. Përderi sa u shqyrtuan në detaje të gjitha pikat në vazhdim gjatë debatit dhe në fund miratuan të gjitha pikat.