Zv/Ministri Ilazi vizitoi KKSH-në

Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti në një takim pune zëvendës Ministrin e Integrimeve Evropiane të Republikës së Kosovës, Ramadan Ilazi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku. 
Gjatë takimit u bisedua për forcimi e bashkëpunimit rajonal ne kontekst te procesit të integrimit evropian, me çrast u konstatua se Serbia dhe Kosova kanë një të ardhme të përbashkët në kuadër të Bashkimit Evropian. 
“Kjo është vizita e parë në Luginë të Preshevës nga një anëtarë i ekzekutivit të Qeverisë së Kosovës, për çfarë ne falemnderuam zv/Ministrin Ilazi dhe i shprehëm mirënjohje për interesimin e tij edhe rreth këtij rajoni” theksoi kryetari Musliu.   
Gjat takimit delegacioni i  Kosovës theksoi se Qeveria e Kosovës është e interesuar për të promovuar bashkëpunimin sa më të afërt ndërmjet 2 shteteve tona.Në ketë drejtim, ne jemi te interesuar për të përgatitur projektet e përbashkët për mbështetje ne kuadër te Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar te fondeve te BE-se. Projektet e tilla do te promovojnë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve qe jetojnë në 2 anët e kufirit dhe do te kontribuojnë në përafrimin edhe me te madh kulturor, ekonomik dhe social. 
Vlen të theksohet se vizitat e zyrtarëve qeveritar dhe shkëmbimi më i madh ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe adresimin e sfidave të ndryshme përmes dialogut. 
 
 

 
Bujanoc, 20.04.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së