Kryetari Musliu vizitoi Minhenin

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, ishte në një vizitë në Minhen të Gjermanisë ku realizoi një sërë takimesh.Kryetari Musliu, ashtu siç kishte premtuar përcjolli meçin e boksit boksierit Shefat Isufi i cili ka regjistruar fitoren e tij të 17-të në boksin profesionist, duke mposhtur boksierin hungarez Achilles Szabo. Kampioni në kategorinë WBCA dhe së fundmi në versionin WBC, 25 vjeçari nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma është cilësuar si Ambasadori më i mire i sportit të Luginës së Preshevës, “me çrast po frymzon gjeneratat e reja me sukseset e tij dhe bashkoi shqiptarët e diasporës” theksoi kryetari Musliu.Vlenë të theksohet se gjatë kësaj vizite kryetari Musliu u takua edhe me Klubin e fudbollit në Minhen, FC Kosova, që grumbullon talentë të fudbollit nga gjitha trevat shqiptare.

Ku kryetari Musliu u zgjedh edhe “Anëtarë Nderi” i të vetmit klub që mbledh shqiptarët e diasporës nga viti 1991. “Sporti është përfaqësimi më dinjitoz i shqiptarëve në diaspor” me ç`rast tha Musliu.“Diaspora është një potencial i pa kontestueshëm i Luginës së Preshevës në zhvillimin ekonomik” u shpreh kryetari Musliu gjatë takimit me biznesmenët shqiptarë që punojnë e veprojnë në Gjermani.
Biznesmenë që menxhojnë biznese të vogla dhe të mesme shprehën gadishmërinë për investime në Luginën e Preshevës me ç`rast do të hapin edhe vende të reja pune.


Bujanoc, 04.05.2015 Shërbimi për informim i KKSH-së