Kryetari Musliu takon ekspertet nderkombetar

Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti në një takim pune Grupin e ekspertëve ndërkombëtar për vlerësimin e regjistrimit të popullsisë në Luginën e Preshevës.
 Gjatë takimit u shqyrtua problemi i regjistrimit të popullsisë si dhe metodat dhe metodologjitë për vlerësimin e popullsisë në Luginën e Preshevës.
Këshillit Kombëtar Shqiptar është i angazhuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e drejtave kolektive të shqiptarëve, andaj sipas kryetari Musliu vlersimi i numrit të qytetarëve shqiptar është në interes të shqiptarëve që ky proces të jetë i drejt dhe dinjitozë në pasqyrimin e popullsisë shqiptare në këto treva. “Ne jemi për një proces transparent që do të përfshijë të gjithë indikatorët e rëndësishëm në vlersimin e popullsisë e posaçërisht të shqiptarëve në Luginën e Preshevës” tha Musliu.
Vlen të theksohet se Regjistrimin e Popullsisë në Republikën e Serbisë gjatë vitit 2011 shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë bojkotuar. Ndërkaq, në Opinioni e Tretë të Komiteti Këshillëdhënës të Këshillit të Evropës mbi zbatimin e konventës kuadër është nënvizuar që Republika e Serbisë të ketë qasje fleksibile në mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin e popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës.



Bujanoc, 10.06.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së