MBAHET SEANCA E 5 E KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu ka konvokuar Seancën e V (pestë) gjatë vitit 2015 e cila është mbajtur në selinë e lëtij institucioni me fillim nga orën 10:00h. Në rend dite përveç, shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga seanca e IV(e katërt) e Këshillit Kombëtar Shqiptar, u miratua me këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i propozim vendimit për emërimin e Këshillit drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar të Luginës; 2. Shqyrtimi dhe aprovimi i propozim vendimit mbi emetimin e programit në gjuhën shqipe; 3. Shqyrtimi dhe aprovimi i propozim vendimit mbi emërimin e kryeredaktorit të RTSHL; dhe 4. të ndryshme. Të gjitha pikat u votuan me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, me këtë rast edhe janë aprovuar parakushtet për ta hapur RTSHL-në