"Shpirti i popullit" mbahet nga vlerat kulturore e fetare

"Shpirti i popullit mbahet nga vlerat kulturore e fetare" theksoi kryetari Musliu dhe më tej shtoi "ne shqiptarët e Luginës së Preshevës të ndarë fizikisht nga trungu jonë kulturor e shpirtëror, jemi të nderuar me prezencën e artistit të popullit Mirush Kabashi". Gjithashtu, Mirush Kabashi nuk fshehu gëzimin dhe knaqësin që për nderë të festës së madhe të Fitër Bajramit po qëndronte në Bujanoc. "Këto vitet e fundit janë vitet e shqiptarëve, le të shpresojmë se ky shekull ashtu si në fillim të jetë i shqiptarëve, le të shpresojmë që të gjitha padrejtësive historike ndaj shqiptarëve të i vijë fundi, le të shpresojmë që edhe shqiptarët e kësaj ane ti gëzohen jetës" theksoi ndër të tjera Mirush Kabashi i cili ishte i përcjellur nga imami Ragmi Destani e që ishte i ftuar në manifestimin fetar të organizuar nga Departamenti i të Rinjëve në Këshillin e Bashkësisë Islame - Bujanoc në nderë të festës së madhe të Fitër Bajramit. Përderi sa kryetari Jonuz Musliu me bashkëpunëtorë, kryetarin e Organit Ekzekutiv, Shukri Ymeri dhe kryetari i Komisionit për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm, Zejni Fejzullahu, shprehën mirënjohje të thellë jo vetëm për këtë organizim, por edhe për vetë faktin që personalitete të shquara që interpretojnë, si rasti i artistit të popullit Mirush Kabashi. Manifestim ky që është mbështetur fuqishëm nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Me këtë rast, dhanë edhe mesazhe urime për të gjithë shqiptarët e besimit islam për festën e Fitër Bajramit për më shumë mbarësi, shëndet e solidaritet.