Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon ashpër aktet e abuzimit dhe dhunës në fshatin Konçul

Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon ashpër aktet e abuzimit dhe dhunës në fshatin Konçul.

Me rastin e bastisjeve të kryera nga ana e pjestarëve të policisë speciale, në mëngjesin e 22.07.2015, në shtëpinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njëherit kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, si dhe në dy shtëpi tjera në fshatin Konçul, me urdhër të prokurorisë speciale për krim të organizuar nga Beogradi, me ç`rast jan arrestuar djali i kryetarit të KKSH dhe njiherit kryetarit  të KK në Bujanoc dhe dy persona tjerë nga fshati Konçul.

Mënyra e realizimit të këtij aksioni është i papranueshëm nga njesitet speciale, ku gjat këtyre bastisjeve është dëmtuar rëndë pasuria materjale me demolimin e shtëpive shqiptare dhe është cenuar intigriteti dhe dinjiteti i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke mos lënë kurrëfar procesverbali mbi bastisjen e kryer, mangësitë e tilla juridike dhe mungesën e fakteve materiale, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut  gjatë procesit të arrestimit.

 Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj çfardo lloji të abuzimit dhe dhunës ndaj qytetarëve shqiptarë e posaçërisht ndaj kreut të KKSH-së, Jonuz Musliu, duke e vlersuar se është një sulm me tendecë të zhvatjes dhe përdhunimit të institucionit më të lartë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimin e të drejtat kolektive dhe individuale të shiptaëve në këtë rajon.

Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron se aktet e tilla qyqare janë të pa pranueshme dhe nuk ndihmojnë proceset e integrimeve, për më tepër dëmtojnë rëndë dhe tensionojnë mardhëniet ndëretnike, akte këto të cilat kanë prapavi politike, me qëllim të mbjelljes së frikës dhe pasigurisë në popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjaten më të thellë ndaj presioneve të dhunës sistematike në vazhdimësi nga aparati i dhunës me qëllim të destabilizimit të situatës politike dhe të sigurisë dhe zbrazjes së Luginës së Preshevës nga shqiptarët.

Të vendosur që realizimin e të drejtave kolektive dhe individuale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës sipas standardeve më të avancuara rajonale dhe europiane, Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon nga faktorët relevant ndërkombëtarë për prezencë më të madhe në Luginën e Preshevës dhe të ushtrojnë presion tek organet shtetërore për ndërprejen e githa proceve të tilla me motive politike dhe kërkon që autoritet shtëtërore në Beograd, që krahas ndërprerjes së këtyre proceseve politikisht të motivuara të ndërprejë edhe të gjitha format e diskriminimit dhe presionit të vazhdueshëm shtëtërorë që po ushtrohet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,

Bujanoc, 23.07.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së