Amëza e Shqiptarëve në Serbi” qëndron në KKSH-ë

Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari i Organit Ekzekutiv (OE), Shukri Ymeri dhe anëtari Musli Rashiti pritën në një takim delegacionin e Shoqatës “Amëza e Shqiptarëve në Serbi” me në krye Demo Berisha nga Novi Sadi
Fillimisht, kryetari Ymeri i falenderoi për vizitin që po i bëjnë KKSH-së duke theksuar “Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion i gjithë shqiptarëve në Serbi. Pra, kjo është edhe shtëpia e juaja.” Kryetari Ymeri më tej shprehu gadishmërin për të bashkëpunuar dhe ndihmuar “në rujtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës së shqiptarëve edhe në Vojdinë dhe shqiptarëve gjetkë nëpër Serbi”.
Kryetari i  Shoqatës “Amëza e Shqiptarëve në Serbi”, Demo Berisha, pasi që elaboroi mbi formimin, rëndësinë dhe impaktin e kësaj shoqate duke shprehur faliminderim për “mirëkuptimin që ka hasë në KKSH-ë” dhe njëkohësht kërkoi bashkëpunim në ruajtjen e identitetit të shqiptarëve nëpër Serbi. “Regjistri i popullsisë që është bërë nuk pasqyron numrinë e sakë të shqiptarëve jashta komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ne jemi të bindur se është një numër shumë më i madh, por përshkak të rrjedhave socio-politike e kanë të vështir që lirshëm të ekspozojnë identitetin e tyre edhe gjatë regjistrimit të popullsisë. Ne, tashmë si shoqa kemi ndërmarë masat e nevojshme e në vazhdimësi jemi duke i identifikuar. Kjo më së miri shihet përmes regjistrimit në anëtarësin e shoqatës sonë” nënvizoi Berisha.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi janë diskutuar modalitetet e bashkëpunimit dhe njëkohësisht mënyrën e mbështetjes së kësaj shoqata nga KKSH-ë, ku vlen të theksohet se tashmë janë vendosur kontaktet e rregullta të KKSH-së me Shoqatën “Amëza e Shqiptarëve në Serbi” në drejtim të ruajtjes dhe avancimit të gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit të shqiptarëve.





Bujanoc, 23.07.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së