F.C. KOSOVA NGA MINHENI I NDANË MIRËNJOHJE KRYETARIT MUSLIU‏

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nënkryetari dhe Menaxheri i klubit fudbollistik nga Minheni i Gjermanisë F.C. Kosova, z. Lulzim Maliqi, ndau mirënjohje kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Jonuz Musliu për kontributin e dhënë.
Klubi Fudbollistik F.C. Kosova nga Minheni i Gjermanisë grumbullon talentë të fudbollit nga gjitha trevat shqiptare si i vetmi klub që mbledh shqiptarët e diasporës nga viti 1991.
“Ne konsiderojmë lartë angazhimin dhe përpjekjen e kryetarit Musliu për diasporën shqiptare që jetojnë në perendim. Ne mirënjohim kontributn e tij jo vetëm në senzibilimin e çështjeve politike të Luginës së Preshvës, por edhe të diasporës në të gjitha fushat e edhe në sport” theksoi Maliqi gjatë dorëzimit të mirënjohjes.
 “Sporti është përfaqësimi më dinjitoz i shqiptarëve në diaspor e posaçërisht të Luginës së Preshevës. Diaspora shqiptare e Luginës së Preshevës për ditë po tregon potencialet e pa kontestueshme në arsim, shkencë e veçanarisht në sport” u shpreh kryetari Musliu gjatë marrjes së mirënjohjes.
Ndërkaq, z. Lulzim Maliqi i cili ishte aktiv në orgaizimin e diasporës nga vitet 90-ta, gjatë vitit 2005 fillojë me program të veçant, mundësoi dhe lehtësoi studentëve nga të gjitha trevat shqiptare për punë sezonale ashtu që në vitin 2015 ka mundësuar mbi 70 studentëve punë sezonale.
Vlenë të theksohet se gjatë muajit prillë në vizitën që kishte realizuar në Minhen të Gjermnisë ishte shpallur “Anëtarë nderi” i klubit fudbollitik F.C. Kosova.







Bujanoc, 14.08.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së