KKSH telegram ngushllimi Familjes Akademik Esat Stavileci

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Jonuz Musliu sot ka dërguar një telegram ngushllimi Familjes Stavileci me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik Esat Stavileci.
 Në telegram thuhet se: “Këshilli Kombëtar Shqiptar me pikëllim dhe dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Esat Stavilecit. Nga angazhimi, puna dhe përkushtimi i tij janë formuar dhe formësuar shumë jurist të Luginës së Preshevës, një kontribut i jashtëzakonshëm gjatë dekadave të kaluara, Akademik Esat Stavileci, do të përkujtohet gjithnjë si një profesor i madh, i urtë e frymëzues për breza e juristëve të Luginës së Preshevës”. Për më tepër “ndarja nga jeta e Akademik Esat Stavilecit është humbje shumë e madhe për gjithë ne” thuhet në telegram.







Bujanoc, 17.08.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së