TË NDIHMOJMË REFUGJATËT

Zhvillimet e fundit me emigrantët nga Siria në rajon dhe me fluksin e madh që po përballet komuna e Preshevës,  Këshillin Kombëtar Shqiptar ngitë shqetësime dhe kërkonë reagim humanitar nga bashkësia ndërkombëtare. Pamjet nga rajoni me trajtimin e këtyre emigrantve janë të tmerrshme, trishtuese dhe apsolutisht johumane. Gatishmëria e komunës së Preshevës për të trajtuar në mënyr humane është për tu përshëndetur ashtu edhe sjellja e qytetarëve shqiptarë nga kjo komunë. Njëkohësisht, duke rikujtuar të kaluarën jo të largët prej refugjatësh të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar vlerson lartë vendosmërinë, fisnikërinë, bujarinë dhe zemërgjërsinë për ti dalë në ndihmë emigrantëve si sjellje që është e establuar në traditën shqiptare të mikëpritjes.
Proceset nëpër të cilat po kalojnë këta emigrantë, shqiptarët fatmirësisht e kanë kaluar me ndihmën ndërkombëtare, përkatësisht, duke qenë mirënjohës ndaj ndihmës së Evropës perendimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Andaj, Këshilli Kombëtar Shqiptar i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës për mirëkuptim dhe zemërgjersi për situatën e krijuar me emigratët sirianë duke u mbështetur në madhështinë e traditës sonë.
Këshilli Kombëtar Shqiptar apelonë fqinjëve tanë maqedonas që në vend të dhunës dhe trishtimit të mëtutjeshëm të këtyre nevojtarëve, t’iu afrojnë përkrahje dhe mikpritje.
Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar apelonë tek misionet diplomatike të akredituara në Beograd dhe organizatat humanitare të ofrojnë ndihmën e nevojshme konformë situatës së shkaktuar.
Urgjenca për reagim humanitarë është më se e nevojshme për të mos lejuar që të kthehet në ndonjë katastrofë humanitare, aq edhe më tepër që ditëve të fundit fluksi me refugjatë nga siria është në shifra enorme në Luginën e Preshevës.        






Bujanoc, 24.08.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së