TË RRESPEKTOHET PËRDORIMI ZYRTAR I GJUHËS SHQIPE

Ditë më par nga persona të panjohur janë dëmtuar disa tabela treguese në komunën Bujanocit, duke e fshirë mbishkrimin në gjuhën shqipe përkrah asaj serbe.
Patur parsyshë që përdorimi i gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj është e garantuar me ligjet përkatëse mbi përdorimin zyrtar të gjuhëve, njëkohësisht kjo është e garantuar edhe me konventat ndërkombëtare.
Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron që veprimet e kësaj natyre janë për keqardhje dhe si të tilla nuk i kontribuojnë aspiratës për forcimin e një shoqërie tolerante e të barabartë, të bazuara në respektin e ndërsjelltë.
 Këshilli Kombëtar Shqiptar, thekson që rëndësia e promovimit të dygjuhësisë në shenjat treguese është mjet për bartjen e mesazhit që hapësira konkrete i takon gjithë qytetarëve që jetojnë në atë vendbanim dhe fakt që jetohet në harmoni ndërmjet grupeve të ndryshme të popullisisë.
Prandaj, në kuptim të kësaj, tashmë kemi kërkuar evitimin e këtij dëmtimi nga resori kompentent i komunës së Bujanocit dhe kërkojmë nga autoritetet kompetente të ndërrmarin të gjitha masat për të parandaluar shlyerjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe.






Bujanoc, 25.08.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së