Festival Ballkanik edhe në Bujanoc

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu me bashkëpunëtorët ka pritur në një takim tejet miqësor kryetarin e shoqërisë kulturoro-artistike “Nakem” nga Bursa e Turqisë, Emir Pehlivan.
Kryetari Musliu theksoi se “për Këshilli Kombëtar Shqiptar e rëndësisë së veçant është fusha e kulturës, patur parsysh impaktin e zhvillimeve kulturore në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar”.
Emir Pehlivan vlerësoi lartë pjesëmarrjen me rastin mbajtjes së Festivalit jubilar Ndëkombëtar Ballkanik të folklorit në Bursa dhe takimet e zhvilluara me zyrtar të ndryshëm rreth ngritjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave kulturore.
Vlen të theksohet se me këtë rast është diskutuar për bashkëpunimin dhe operacionalizimin e mbajtjes të një Festivali me përmasa ballkanike në Bujanoc nën organizimin e KKSH-së dhe mbështetjes financiare nga shoqërisë kulturoro-artistike “Nakem” nga Bursa. Ku do të performojnë me valle popullore tradicionale nga shoqërisë kulturoro-artistike nga i gjithë Ballkani
Krejtë në fund u shkëmbien edhe dhurata të ndërsjella mes përfaqësuesve të KKSH-së dhe shoqërisë kulturoro-artistike “Nakem”