Kryetari Musliu takime të rëndësishme në Crans Montana‏

Gjatë Forumit të Crans Montana në Samitin e 17 Ndërkombëtar mbi Krimin Transnacional, Forumin për Siguri Kombëtare dhe Globale në Zhenvë (Zvicër), kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu përveç agjendës së parapërcaktuar, ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtar të ndryshëm.
Në takime të ndara i pari i KKSH-së është takuar me Këshilltarin special të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuar dhe me zyrtaren e lartë e Unionit të Transmetuesve Evropian,  Philippe Douste – Blazy dhe Radka Betcheva.
Këshilltarit special të Sekretarit Gjeneral të OKB-së Philippe Douste – Blazy, kryetari Musliu i paraqiti problemet dhe sfidat me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ka vullnet politikë pë të i zgjidhur çështjet e Luginës së Preshevës, për më tepër është duke qëndruar e palëkundër në qasjen diskriminuese dhe të papranueshme ndaj shqiptarëve të këtyre trevave.
Ndërkaq, në takimin me zyrtaren e lartë e Unionit të Transmetuesve Evropian (EBU) Radka Betcheva, kryetari Musliu e njoftoi me gjendjen e krijuar në mediat që transmetoj në gjuhët e pakicave në Serbi në procesin e privatizimit, e posaçërisht vështirësitë që janë krijuar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Musliu gjithashtu kërkoi ndihmën nga EBU për tejkalimin e kësaj gjendje dhe njëkohësisht paraqiti projektin për Radio Telivizionin Shqiptar të Luginës së Preshevës si një mundësi reale për të përmbushur kushtet ligjor për informim në gjuhën shqipe dhe standardet evropiane.
Gjithashtu, kryetari i KKSH-së ka pasur edhe takime të tjera me zyrtarë dhe përfaqësues të ndryshëm në Forumin e Crans Montana si edhe me ish kryeministrin Sali Berisha.
Vlenë të theksohet se me ftesën e Ambasadorit Jean-Paul Carteron themeluesit të Crans Montana Forum, kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu ka marrë pjesë në këtë Samit.


 


 
 
Bujanoc, 19.10.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së