Kryetari Musliu i drejtohet UEFA-së

Kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu sot iu ka drejtuar me një shkresë autoriteteve të Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) në Nyon të Zvicrës lidhur me arrestimet e shqiptarëve në komunën e Bujanocit. 

Në shkresë thuhet se “i drejtohemi organizatës Tuaj që të ndërrmerni masa dhe të përdorni autoritetin Tuaj për të bërë presion mbi Beogradin në mënyrë që të ndërpiten procedurat e përndjekjes politike të këtyre të rinjëve”. Duke nënvizuar se të drejtat për shprehje të lirë janë të garantuara me ligjet e Serbisë dhe se KKSH-së gjykon të gjitha rastet ku bëhet thirrje për linçim dhe përdorim të gjuhës së urretjes, nën shënjestrën e së cilës në vazhdimësi kanë qenë dhe janë shqiptarët e 

Luginës së Preshvës, theksohet se “nëse Serbia mban qëndrimet e njëjta ashtu siç ka vepruar me arrestimin në ditët e fundit të shqiptarëve, atëherë duhet të arrestoj më shumë se 30,000 serbë në Beograd për ofendime dhe thirrjet për urrejtje racore kundër shqiptarëve në ndeshjet të tilla të tensioneve të larta midis Serbisë dhe Shqipërisë. Me ç`rast deri më tash nuk ka filluar asnjë procedur ligjore as në Beograd e as në Bujanoc, pavarësisht thirrjeve dhe fyerje kundër shqiptarëve”. 

Vlen të theksohet se KKSH ka reaguar dhe ka shprehur dyshime serioze rreth aksionit të organeve të rendit dhe prokurorisë në komunën e Bujanocit, me ç`rast janë arrestuar një numër i të rinjëve shqiptar për tifozërinë e kualifikimit të kombëtares së Shqipërisë në kampionatin evropian “Franca 2016”.   


 

 

 

 

 

 

Bujanoc, 19.10.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së