Bojkotim i orsë së parë në dy ndërrimet në të gjitha shkollat shqipe

Njoftohen të gjitha mediat se nga takimi i mbajtur më 24.10.2015 në mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe aktivit të drejtorave të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, ku është shqyrtuar situata e krijuar rreth teksteve mësimore për shkolla fillore. Është vendosur që më 27.10.2015 (e Martë) të bojkotohet mësimi i orsë së parë, për dy ndërrimet, në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.
Arsimimi në gjuhën amtarë, jo që është i grantuar me ligjet dhe kushtutën në fuqi, por edhe me aktet më të larta ndërkombëtare edhe më tej këtë të drejtë nuk e gëzojnë nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Patur parasysh që në një donacion prej 103 222  tekste mësimore nga Republika e Kosovës janë bllokuar që nga 10.09.2015 në terminalin doganorë në Preshevë, edhe më tej në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevë procesi edukativo-arsimor zhvillohet pa tekste mësimore, e cila është e papranueshme dhe qasje diskriminuese.
Deri më tash Këshilli Kombëtar Shqiptar iu është drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe përfaqësive ndërkombëtare, për zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme dhe komplekse. Por nuk ka pas gadishmëri institucionale dhe vullnet politikë që në mënyr serioze të zgjidhet mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe e aq më pak për lirimin e teksteve nga terminali doganor.
 
 
 
 
 
 
 
Bujanoc, 26.10.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së