Kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu, priti sot në takim ambasadorin e Kosovës të akredituar në Beograd, z. Valdet Sadiku dhe zv. Amir Haziri

 
Në këtë takim kryesisht u bisedua për moslejimin e teksteve shkollore nga ana e autoriteteve shtetërore, 
të dhuruara si donacion nga Republika e Kosovës. 
Gjithashtu tema të takimit ishin edhe aktivitetet  e vazhdueshme të Këshilllit në kuadër të 
fushëveprimtarisë së tij.
Kryetari Musliu e falenderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme 
që shteti i Kosovës të luaj një rol edhe më aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.   Takimi kaloj në një atmosferë vëllazërore duke shkëmbyer edhe urimet për fundvit.      







Shërbimi për informim i KKSH-së