Musliu takoi Zëvendës kryeministrin Shala‏

 Në selinë e Keshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu sot realizoi një takim me një delegacion nga Republika e Kosovës i prirë nga zv/kryeministrin dhe ministrin e kulturës, rinisë dhe sportit, Kujtim Shala  dhe i përcjellur nga Ambasadori në Beograd i Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku.
Kryetari Musliu paraqiti para zv/kryeministrit Shala, jo vetëm gjendjen e përgjithshme politike dhe të sigurisë, por edhe me sfidat me të cilat janë duke u përballur, KKSH dh shqiptarët e Luginën e Preshevë si dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si kompetenca ekskluzive dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Presim që bashkëpunimi ynë tashmë institucional të ngrihet në një nivel rajonal me rezultate konkrete, patur parasysh që Kosova është faktor tashmë i rëndësishëm i Ballkanit dhe si shtet që po dialogon në Bruksel me Beogradin e ka fuqin e mjaftueshme për të mbështetur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës” theksoi Musliu dhe më tej vazhdoi se “ne ndjejmë se kemi obligime dhe detyrime të ndërsjella andaj nuk kërkojmë as më shumë as më pak se sa recipricitet me drejtat e serbëve në Kosovë”.
Zv/kryeministri Shala shprehet se kjo është vizita e parë në Luginën e Preshevës dhe se Qeveria e Kosovës ka gadishmërin për të ndihmuar këtë rajon.
“Jemi në pëcjellje të gjendjes në Luginën e Preshevës, kemi gadishmërin e plotë për të ndihmuar këtë rajon për çështjet e caktuara, dëshirojmë që nivel institucional të lidhim marrëveshje dhe momerandume ashtu siç kemi bërë me komunën e Preshevës dhe Bujanocit, sigurisht në një ardhme jo të largë do ta bëjmë edhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar” theksoi Zv/kryeministri Shala. Pasi që Musliu i kërkoj edhe një vizitë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa që të “shoh për së afërmi dhe të prek realitetin e shqiptarëve të këtushëm. Zv/kryeministri Shala shprehi pajtimin që një gjë e tillë të ndodhë.
Vlenë të theksohet se pas takimit përveç tjerash kryetari Musliu ndau “Mirënjëhje” Zv/kryeministrit Kujtim Shala në shenjë faliminderimi për vizitën e realizuar me shpresë që të konkretizohet she intensifikohet bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës.
 
 
 
Bujanoc, 08.01.2016                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së