Kryetari Musliu Uron Kosovën për anëtarësimin në UEFA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu shpreh përgëzimet më të sinqerta për anëtarësimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Fudbollit.
Anëtarësimi i Federatës së Fudbollit të Kosovës në Federatën Evropiane të Fudbollit, pra në UEFA është një e arritur e madhe jo vetëm për fudbollin në Kosovë, por edhe për vetë Republikën e Kosovës e cila gradualisht po anëtarsohet si shtet në institucionet evropiane e ndërkombëtare.
Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron se me anëtarsimin në UEFA të Kosovës është një e arritur e madhe edhe për Luginën e Preshevës. Patur parasysh një numër i konsiderueshën i fudbollistëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja luajnë për klubet më të mira të fudbollit në Kosovë, ku do të mund tashmë edhe në arenën evropiane të shprehin talentin tyre.
 Me këtë rast uroj Republikën e Kosovës, Federatën e Fudbollit të Kosovës, fudbollistët dhe të gjithë sportdashësit shqiptarë kudo që janë, sepse po hapen dyert edhe për talentët nga Lugina e Preshevës. Gjithashtu, ky është edhe një hap i madh drejt familjes së madhe evropiane.

 
 
 
 
Bujanoc, 04.05.2016                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së