Fondacioni politik Konrad Adenauer vizitoi KKSH-në

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Jonuz Musliu me bashkëpunëtor, në zyret e Këshillit priti sot delegacionin gjerman në kuadër të Fondacionit politik Konrad Adenauer të udhëhequr nga drejtori për Serbi z. Norbert Beckman-Dierkes. 
Gjatë takimit në fjalë, kryetari Musliu e njoftoj delegacionin për nivelin ulët të respektimit të të drejtave individuale dhe kolektive të bashkësisë shqiptare në Republikën e Serbisë, si dhe mungesën e vullnetit të shtetit për aplikimin e politikave integruese për shqiptarët siç është punësimi në organet shtetërore dhe në fushat tjera publike. 
Gjithashtu u njoftua edhe për diskriminimin nga ana e shtetit lidhur me problemet në fushën e arsimit, siç janë mungesa e teksteve mësimore dhe mosnjohja e diplomave të fituara nga universitetet në Kosovë. Më tej e njoftoj për pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve, dhe kërkoj ndërhyrjen urgjente në drejtim të ndalimit të kësaj praktike nga ana e shtetit serb. 
Ndërsa, në anën tjetër zyrtari gjerman shprehu gatishmërinë që edhe problemet e shqiptarëve të përfshihen në raportimet dhe rekomandiomet mbi përcaktimin e politikave ndaj Serbisë gjatë procesit të integrimeve evropiane, si dhe nënvizoi përpjekjet që të rinjët të përfshihen sa më shumë në programet të cilat i zhvillon organizata të cilën e drejton.
Fondacioni Konrad Adenuar është organizatë politike, e afërt me Unionin kristian-demokrat gjerman (CDU) të cilin e drejton Angela Merkel. Është bashkëthemeluar nga ky Union dhe ish-kancelari gjerman, Konrad Adenuaer. 
Parimet udhëheqëse të Fondacionit janë liria, drejtësia, solidariteti dhe demokratizimi i shoqërive.






  Shërbimi për informim i KKSH-së