Kryetari Ymeri takon drejtuesin e Universiteti të Mjekësisë në Tiranë

Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri dje ka realizuar një takim pune me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata në Tiranë. 
Gjatë këtij takimi janë diskutuar të gjitha çështjet për studentët nga Lugina e Preshevës si dhe akomodimi brenda këtij institucioni akademik. 
 
Kryetari Ymeri ka njoftuar të gjitha vështirësitë me të cilat po përballen studentët dhe kandidatët për regjistruar drejtimet në këtë universitet nga Lugina e Preshevës si dhe ka kërkuar mirëkuptimin në përgatitjen e kuadrove të ardhshëm mjekësore për këtë rajon nga se Këshilli Kombëtar Shqiptar e konsideron të një rëndësi të veçantë andaj edhe kërkojë që së paku kuotat të mbeten në nivelin e vitit paraprak nëse nuk ka mundësi të shtimit të tyre. 
Gjithashtu, rektori Gjata ka theksuar është i njohur me gjendjen në Luginën e Preshevës si dhe ka shprehur gatishmërinë e këtij institucioni për ti dalë në ndihmë brenda mundësive të lejuara. Njashtu, theksoi se ka bërë të gjitha parapërgatitjet për kandidatë potencialë për drejtimet e këtij Universiteti e që sipas gjitha gjasave kuotat do të jenë në nivelin e vitit të kaluar. 
Takimi kaloi në një atmosferë teje vëllazërorë, me këtë rast kryetari Ymeri i bëri edhe ftesën për të vizituar Luginën e Preshevës si dhe për të njohur me këtë rajon për së afërmi edhe me problematikat me të cilat përballen me kuadrot e profilit mjekësor. 
   

 
 
 
 
 
Me datë  17.07.2018  Shërbimi për informim i KKSH-së