IN MEMORIAN

Një luftëtar i madh për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve të Kosovës ka vdekur.
Adem Demaçi është ëmblema e rezitencës shqiptare në ish Jugosllavi. Rezistenca e tij paqësore shkundi themelet regjimit të kohës dhe “zbuloi” boshllëkun e ideologjisë shtypëse dhe me këtë tregoi se lidershipi moral është më i fuqishëm se represioni.
Kësisoj, patrioti Adem Demaçi ishte mishërim i aspiratës së gjithë shqiptarëve në ish Jugosllavi.
Duke u nderuar me çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian për Lirinë e Mendimit, kauza kombëtare për Kosovën e lirë fitoi përmasa ndërkombëtare.
Zëri i Tij tash më është heshtur, por sakrifica e pa shembullt dhe shkaku për të cilin ai e ka kushtuar jetën e tij do të jetojnë përher.  
I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij!



Me datë  27.07.2018  Shërbimi për informim i KKSH-së