Përfaqësuesit e Amerikës në KKSH

Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar, z.Shukri Ymeri, u takua dje në selinë e KKSH-së në Bujanoc me Sekretarin e dytë, departamenti politik i ambasadës Amerikane ne Beograd z.Adam Schik, dhe bashkëpunëtorin e tij z.Denis Ibishbegoviq.  
Gjatë takimit përfaqësuesit e ambasadës amerikane u interesuan për rrjedhën e punes në Këshillin Kombëtar Shqiptar si dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e tij si dhe për zhvillimet përgjithshme politike dhe situatën pas deklarimeve që Lugina e Preshevës do të jetë temë në Bruksel. 
Nga ana tjetër kryetari Ymeri e ka njoftuar diplomatin amerikan rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së si dhe rreth zhvillimeve të fundit, përfshir, këtu edhe shtimin e forcave speciale anti-terroriste “Xhandarmeria” që ka shkaktuar shqetësime të theksuara në Luginën e Preshevës. 

Me datë  15.08.2018  Shërbimi për informim i KKSH-së