Kryetari Mustafa dhe Zv/kryetari Memeti mbajtën takime të ndara konsultative me të 4 komisionet

Kryetari Mustafa dhe Zv/kryetari Memeti mbajtën takime të ndara konsultative me të 4 komisionet. Komisionin e arsimit, atë të kulturës, të informimit si dhe komisionin për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip. Gjithashtu u vendosën prioritetet për secilën fushë veç e veç, duke u dakorduar për një agjendë të përbashkët në realizimin e zotimeve dhe konsumimin e të drejtave në fushat përkatëse.