Këshilli Kombëtar Shqiptar mbajti seancën e parë (I) të rregullt për vitin 2019-të

Gjatë ditës së sotme (05 shkurt 2019), Këshilli Kombëtar Shqiptar mbajti seancën e parë (I) të rregullt për vitin 2019-të.

Pikat e rendit të ditës për këtë seancë ishin:

Konstatimi i mandatit të anëtarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Memet Dalipi;
Konstatimi i mandatit të anëtarit të Këshillit z.Amir Lutfiu;
Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga seanca e III-të e rregullt e KKSH për vitin 2018;
Shqyrtimi dhe aprovimi i Statutit të korrigjuar nga Ministria për administratë shtetërore;
Shqyrtimi dhe diskutimi për Marrëveshjen potenciale bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë;
Zgjedhja e sekretarit/ës të Këshillit; 
Plotësimi i Organit Ekzekutiv;
Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit mbi zgjedhjen e Komisionit për kulturë;
Të Ndryshme.



Të pranishëm ishin 8 anëtarë të Këshillit nga gjithsej 15. 
Vlen të theksohet se pas diskutimeve nga anëtarët e Këshillit , të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan.

05.02.2019 Shërbimi për informim i KKSH-së