AMBASADORI I BE-së VIZITË KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa priti në selinë e KKSH-së në Bujanoc Ambasadorin e delegacionit të BE-së, z.Sem Fabrici dhe bashkëpunëtorët e tij.Në takimin me Ambasadorin z.Fabrici u diskutua për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. 
Kryetari Mustafa informoi z.Fabrici me planet dhe punën e KKSH-së drejt konsumimit të drejtave ligjore në fushat përkatëse dhe kërkoi ndihmën e tij për avancimin e çështjeve ende të pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Vlen të theksohet se me Ambasadorin u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në të ardhmen.





Bujanoc,
Me datë 22.02.2019
Shërbimi për informim i KKSH-së