BARAZI DHE PROGRES

8 Marsit, Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Pavarësisht zhvillimeve përparimtare, të drejtat e grave dhe barazia gjinore, mbetet edhe më tej pjesë e angazhimeve në vete për të gjithë.

Përpjekja e përbashkët për më shumë barazi, shpien në progres të mëtejmë.

Që në fillim Këshilli Kombëtar Shqiptar ka qenë i përkushtuar në këtë drejtim. Andaj, tre komisione nga katër sa janë, udhëhiqen nga gratë. Mirënjohje për angazhimin e  gjitha grave në KKSH, në impenjimin për të vendosur sa më shumë drejtësi.

Kksh uron të gjitha gratë e në veçanti gratë shqiptare që me vite kanë dhënë kontribut të çmueshëm. Janë frymëzim i gjeneratave të reja, guximi e forca për të përballur sa më denjësisht sfidat në Luginën e Preshevës.

Urime 8 Marsit!

Bujanoc,

Me datë 08.03.2019  ` Shërbimi për informim i KKSH-së