Kryetari KKSH-së vizit ambasadës Çeke

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, gjatë ditës u mirëprit në Ambasadën Çeke në Beograd, nga ambasadori Tomas Kuchta si dhe e dërguara speciale e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Janina Hrebickova.

Gjatë takimit të sotëm u shtjellua situata në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjen e Luginës së Preshevës.
Kryetari Mustafa theksoi se pasur parasysh ngecjen e proceseve që shqiptarëve të Luginës së Preshevës të i sigurohet standardizimi i të drejtave sipas konventave ndërkombëtare, mosrealizimi i premtimeve paraprake që përfaqësuesit politik të shqiptarëve kanë pasur nga Qeveria e Serbisë, çështja e Luginës së Preshevës duhet të bëhet fakt në këtë proces, qoftë edhe pas ndryshimeve në Bruksel.




Me datë: 25.03.2019 Shërbimi për informim i KKSH