DISKUTIM RRETH TEKSTEVE MËSIMORE NË GJUHËN SHQIPE ME DREJTORËT E SHKOLLAVE SHQIPE

Gjatë ditës së sotme në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar u mbajt mbledhje e përbashkët në mes të drejtorëve të shkollave shqipe në Luginë të Preshevës dhe zv/kryetarit të këtij institucioni, Enver Mehmeti.
Gjatë këtij takimi u diskutuan për mundësinë e koordinimit të drejtorëve të shkollave dhe KKSH rreth teksteve mësimore në gjuhën shqipe në kuadër të marrëveshjes ndërshtetërore në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Serbisë rreth sigurimit të teksteve mësimore.
Gjithashtu, u diskutua edhe për plan programet , trajnimi n mësimdhënësve në kuadër të njejtës marrëveshje , si dhe gjetjen e mundësive për një qasje të përbashkët dhe të sinkronizuar ndaj gjendjes në përgjithësi të arsimit si dhe për temat e veçanta.


 




Me datë 27.05.2019 Shërbimi për informim i KKSH-së